Hakmarrja për grabitjen, drogën dhe një femër, murosën shqiptarin

Premte, 08 Mars 2019 12:34

Policia italiane arrestoi 4 qytetarë të Monzës, pasi akuzohen se vranë dhe murosën një shqiptar janarin e vitit 2013, por kufoma e tij u gjet janarin e këtij viti, 6 vite pas vrasjes.

Nga hetimet e ekspertëve nga Përtej Adriatikut rezulton se 4 italianët morën hak ndaj shqiptarit Astrit Lamaj për 3 arsye.

Më kryesorja mbetet grabitja e disa bizhuterive në zonë, ngjarje kjo që mesa duket nuk është kapërdirë nga pronarët e banesës.

Më tej, specialistët e hetimit shprehen se Lamaj ka qenë pjesë e një rrjeti trafiku droge nga Xhenova drejt rrugëve të Milanos dhe ky fakt mund të ketë ndikuar gjithashtu në vrasjen e tij.

Arsyeja e tretë është ajo e ndërprerjes së një marrëdhënieje intime që Lamaj kishte me kushërirën e njërit prej 4 italianëve të arrestuar.

Ata po merren në pyetje nga ekspertët, për të përcaktuar rolet e gjithsecilit në vrasjen dhe murosjen e Lamajt.

Login to post comments