Ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është sot në mbrëmje në një intervistë me Artur ZHEJI-n në emisionin 360grade, duke nisur nga ora 21:00, në RTV Oranews, portalin 360grade.al, si edhe rrjetet sociale Facebook, Youtube…
Intervista me ish-Kryeministrin e Kosovës nxjerr në dritë prapaskena të një konflikti mes Haradinajt dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, si dhe me Presidentin e Kosovës, Hashim Thacci. Për më shumë na ndiqni mbrëmjen e sotme në emisionin e radhës të 360grade.
Intervistë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.
Arësyet e dorëheqjes. I detyruar nga faktori ndërkombëtar dhe ai vendas. Taksa 100 për 100, ndaj mallrave të Serbisë, i solli si përfitim Kosovës deri në 600 milion euro, në një vit të vetëm.
“Albin Kurti nëse e heq këtë taksë, bën gabim të madh!”, sipas Haradinajt, “për Bashkimin Kombëtar, duhet folur më pak dhe duhet punuar më shumë!”
Arësyeja e fshehtë e Krizës politike në Kosovë, ishte e ardhmja e minierës së Trepçes në Mitrovicë. Me një investim jo më të madh se sa 140 milion euro, Trepçja, jep një fitim netto rreth 500 milion euro në vit, për 20 vjet, që bëjnë 10 miliard euro, të cilat duhet ti gëzojë Kosova dhe Serbia.
Haradinaj: “Ndalova pra, grabitjen 10 miliard euro, që do të realizohej, nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës! Ky dhe ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuçiç dhe Rama, ishin bashkpuntorë në realizimin e kësaj skeme. Por unë e ndalova këtë grabitje dhe miniera e Trepçes, sot e prej dy muajsh, i përket vetëm Kosovës.
Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka punuar kundër Kosovës, ndërsa Ditmir Bushati rezistoi kundër planit për ndarjen e Kosovës, derisa e larguan, për të sjellë Cakën, që ishte shumë aktiv, duke promovuar ndërkombëtarisht këtë projekt…
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, na dha mbështetje kundër ndarjes së Kosovës, po ashtu edhe opozita e Shqipërisë, Berisha, Basha dhe
Monika… Tani mosndarja e Kosovës, është një betejë e fituar!
Shengeni Ballkanik, pa Kosovën? Një gabim shumë i madh. Kështu tregohemi shumë të dobët përpara Serbisë dhe Europës…