Haradinaj optimist: Do marrim vizat në maj

E Enjte, 19 Prill 2018 15:29
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

 Kreu i ekzekutivit kosovar, Ramush Haradinaj  është i bindur se lajmi për konfirmimin e liberalizimit të vizave, do të mbërrijë brenda disa javësh.

“Duke qenë kështu edhe nga bisedat që kam pasur, Kosova e ka kaluar atë mesataren e kërkuar për liberalizim, pra e ka të kaluar. Procesi nuk ndalet, do të kemi edhe një vlerësim tani në maj, edhe njëherë do të testohet gjendja, por unë e kam të sigurt dhe të qartë se në javët që vijnë do t’i konfirmohet Kosovës vendimi për liberalizim nga nivelet e larta të BE-së”. është shprehur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Mediat kosovare e citojnë Haradinaj të pohojë se gjatë takimit një ditë më parë me homologët e vendeve të rajonit dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, ka kërkuar që procesi i vizave të përmbyllet.

Raporti i BE-së, sipas tij i evidentoi dinamikat në rend dhe ligj dhe vlerësoi se është kaluar mesatarja e nevojshme për liberalizimin, ndaj vlerësimi mund të mbërrijë në muajin maj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...