Ka nisur takimi midis kryeministrit Zoran Zaev dhe homologut të tij grek Aleksis Cipras, në Samitin e Sofjes ku në fokus të bisedimeve është çështja e emrit.
Palët e përfshira në këtë proces thanë se dialogu po zhvillohet rreth vazhdimit të procesit duke tentuar që të përafrojnë qëndrimet në raport me çështjet kontestuese si dhe çështjet e hapura për të cilat më shumë kërkesa ka pala greke.
Takimi mes Zaev dhe Cipras është paralajmëruar si tejet i rëndësishëm dhe kyç në procesin e gjetjes së zgjidhjes finale për emrin.