U zbardhën identitetet e plota të burrit dhe gruas në Xhafzotaj të Durrësit, ku 45-vjeçari vrau me thikë 33-vjeçaren. Sipas raportimeve bëhet fjalë për shtetasin Lulëzim dhe Manjola Cuku.
Po ashtu një tjetër detaj rrëqethës është fakti se krimi i rëndë ka ndodhur në sy të 3 fëmijëve të mitur të çiftit. Mësohet se familja kishte ardhur nga Peshkopia, për të jetuar në Xhafzotaj, n.
Fill pas vrasjes, autori i krimit, Lulëzim Cuku, fill pas krimit në banesën (një ndërtesë 4-katëshe) është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia i është vënë pas për ta arrestuar.