Pas grabitjes së argjendarisë në Durrës nga dy persona të maskuar, pasditen e sotme, të tjera detaje janë bërë të ditura nga policia.
Burime nga grupi hetimor thonë se dy autorët kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme bizhuteri, rreth dy kilogramë.
Kamerat e sigurisë se argjendarisë rezultonin të fikura në momentin e grabitjes, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë se biznesit përballë dhe po i analizon. Nga të dhënat e para dyshohet që autorët të jenë të moshës 23 deri në 26 vjeç.
Ata janë larguar në këmbë. Kanë përdorur elektroshok për të neutralizuar shitësen.