Policia e Beratit ka vënë në pranga dy vëllezër pasi kanë plagosur me mjete të forta një 40-vjeçar.
Autorët e ngjarjes janë shtetasit Tiliano Asko, 30 vjeç dhe Safet Asko, 23 vjeç nga fshati Goriçan. Vëllezërit kanë goditur me mjete të forta dhe grushta 40-vjeçarin E.S, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në trup, raportohet nga burimet zyrtare.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ‘’Plagosje e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim’’, parashikuar nga nenet 89 dhe 25 të Kodit Penal.