Policia e Vlorës ka arrestuar një 37-vjeçar pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëjetuesen e tij.
Nga burimet zyrtare raportohet se bëhet fjalë për shtetasin Lano Selimaj. Ai akuzohet se ka dhunuar në sy të fëmijëve shtetasen me inicialet V.B.
Njoftimi i Policisë
Arrestohet në flagrancë një shtetas për Dhunë në familje!
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin :
Lano Selimaj, 37 vjeç, banues në Shushicë, Vlorë.
U krye arrestimi i tij pasi në banesë, për motive të dobëta e në gjendje të rënduar psikike, si dhe në prani të fëmijëve, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases V.B., 34 vjeçe.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë për veprën penale ‘Dhuna në familje’, parashikuar nga neni 130/a/3 i Kodit Penal.