Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e sotme drejtuesin e një firme ndërtimi, pasi një ditë më parë një punëtor që punonte në këtë firmë ra nga pallati duke gjetur vdekjen.
Siç bëhet me dije, i arrestuari është 37-vjeçari me iniciale K.P.
Më datë 18.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.P vjeç 37, banues në Tiranë, me detyrë Drejtues Teknik i një firme private, pasi në rrugën “Xhorxhi Martini”, tek një pallat në ndërtim , ka rënë nga lartësia e hapësirës së ashensorit dhe ka gjetur vdekjen punëtori B.A, vjeç 39, banues në Tiranë. Neni 289 i Kodit Penal.
/55News.al/