Një punonjës policie në Fier vrau veten me pistoletën e punës brenda në ambientet e komisariatit.
Nuk dihen shkaqet për ngjarjen, por kolegët kanë raportuar se prej një jave ai ishte në panik nga procesi i Vetingut.
Vetingu në polici duket se ka shkaktuar viktimën e parë.
Burime të besueshme të policisë së Fierit i treguan ABC News, që Kastirot Fafai cili u vetëvra me armën e shërbimin mëngjesin e kësaj të marte, prej një jave ishte në panik nga procesi i vetingut.
Shqetësimin ai e ka shprehur tek kolegët e tij të afërt, duke u treguar atyre edhe dyshimet për ku mund të goditej gjatë verifikimit të punës.
Të njëjtat burime thanë se 46 vjeçari i cili më parë kishte punuar inspektor zone, i trembej dy firmave të dyshimta të hedhura për pajisje me pasaportë.
Megjithatë grupi hetimor ende nuk ka dalë zyrtarisht për shkakun e vetëvrasjes së Fafës prej kohësh punonjës i policisë.
Dhjetë ditë më parë nga inspektor zone ishte caktuar punonjës policie në patrullën e shërbimit. Ka qenë kjo periudhë kur edhe ka shprehur dyshimet dhe frikërat e tij.
Fafa është vetëqëlluar me puthitje në gjoks, në zemër dhe për këtë arsye nuk u dëgjua zhurma e të shtënës.
Ka mbaruar turnin dhe ka shkuar të pushoje në fjetinën e policisë, pranë komisariatit, brenda rrethimit të drejtorisë. Kolegët donin të hynin në dhomën ku gjendej Kastrioti, por dera ishte e mbyllur nga brenda.
I kanë thirrur nga dritarja, por kur panë se nuk reagonte thyen derën dhe e gjetën të vrarë. 46-vjeçari kishte hequr këpucët, ishte shtrirë dhe kishte qëlluar me puthitje veten në kraharor, pranë zemrës.