Dyshohet se autorët e vrasjes së 19-vjeçarit grek në lagjen “Marousi” të jenë tre të rinj shqiptarë të moshës 23, 24 dhe 33 vjeç.
Sipas mediave greke për këta persona janë lëshuar edhe urdhër arrestet ndërkombëtare. Policia zbuloi se disa orë pas krimit, 23-vjeçari i dyshuar mbylli faqen e facebook dhe një ditë pas krimit niset për në Shqipëri, ndërsa tre ditë më vonë edhe dy autorët e tjerë u larguan për në Shqipëri. CNN grek raporton se shkak i vrasjes ka qenë një konflikt për drogën.
19-vjeçari i kishte dhënë paratë për të marrë një sasi hashashi, por që nuk e mori kurrë. Natën e krimit viktima kishte kërkuar që të merrte drogën, pasi i kishte paguar për të. Në këto momente ka pasur një grindje, që rezultoi fatale për të riun. Nga hetimet rezulton se tre autorët e dyshuar janë akuzuar më parë për grabitje dhe vjedhje. Krimi ndodhi në 18 mars 2018 në në sheshin Heroes në Maroussi.