Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur në qytetin e Shkodrës ditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Bahcallrk’ në dalje të Shkodrës. Një i moshuar ishte duke ecur me biçikletë kur është përplasur për vdekje nga një automjet.
Viktima është Lush Deda 70 vjeç. Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet në vendngjarje.