Kodi i Mafias i mbyll gojën "Financierit" të Habilajve

Tuesday, 24 Prill 2018 18:33

Mediat italiane shuajnë të gjitha zërat për një bashkëpunim të mundshëm me autoritetet italiane, të 41-vjeçarit Nezer Seiti, i njohur ndryshe si financieri i “Habilajve”.

“MeridioNews” i ka kushtuar sot një artikull kësaj çështje dhe citon avokatin mbrojtës, i cili thotë se klienti i tij nuk ia ka shprehur asnjëherë dëshirën për të qënë bashkëpunëtor i drejtësisë. Ndërsa sot flitej për një dëshmi të tijën rreth orës 14:00 në Prokurorinë e Catanias, mediat italiane e mohojnë dhe thonë se një gjë e tillë pritet në ndodhë në javët që vijnë.

SHKRIMI I PLOTË

Bashkëpunoi apo jo? Protagonist këtë herë është Nazer Seiti, 41 vjeç, i ekstraduar nga vendi i Ballkanit në fillim të vitit 2018, pasi u arrestua në mesin e tetorit të vitit të kaluar nga policia shqiptare.

Sipas të dhënave të pakonfirmuara, njeriu në fjalë sot duhet të ishte takuar me gjyqtarët e prokurorisë së Katanias. Të njejtët gjyqtarë që bashkë me forcat “Gico” të Guardia di Finanza kanë hetuar prej vitesh për bandën e krijuar nga vëllezërit Florian dhe Moisi Habilaj. Emra këta pak të njohur në Itali, por që në Shqipëri, pas arrestimit të tyre, dhanë të dhëna të mjaftueshme për një krizë qeveritare për shkak të lidhjeve farefisnore me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Politikani në fjalë, i cituar në disa përgjime telefonike dhe mjedisore, përfundoi nën hetim me një mandat të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.

Seiti, i konsideruar nga hetuesit si financieri i grupit, sipas të dhënave të mbledhura nga “MeridioNews”, momentalisht mbahet në Romë, në burgun e Rebibbia. Nuk është transferuar në Catania, siç zbuloi nëpërmjet një postimi në Facebook edhe gazetari Basir Collaku, lajm i përhapur më pas edhe në mediat vendase. Për Seitin, si dhe për të dyshuarit e tjerë, prokuroria ka mbyllur dosjen e hetimeve dhe së shpejti Habilaj dhe partnerët, duke përfshirë disa grosistë italianë të cilët operonin në Catania, do të dalin në gjyq.

Seanca e parë dëgjimore ka shumë gjasa të zhvillohet brenda pak javësh edhe pse data nuk është caktuar zyrtarisht.

Policët shqiptarë e arrestuan Nezer Seitin gjatë një operacioni antidrogë në Babicë të Vlorës. Procedurat për ekstradimin e tij nuk ishin të thjeshta, madje u shoqëruan me shumë polemika politike. Në ballë të tyre u vu Partia Demokratike, kritike ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Sipas PD-së, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj kishte dhënë dritën e gjelbër për transferimin në Itali të Seitit për të shmangur përfshirjen në dosjen e Prokurorisë së Tiranës.

Seanca e sotme gjyqësore, e planifikuar të niste në orën 14:00 u mohua nga avokati mbrojtës Maurizio Catalano për MeridioNews.

Sakaq homologu i tij shqiptar Detar Hysi është shprehur se: “Seiti nuk ka shprehur ndonjë dëshirë për t’u penduar,” shpjegon avokati. Perktheu: “BalkanWeb”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...