1952/Ekzekutimi i ushtarit në sy të shokëve të tij kufitarë

E Enjte, 27 December 2018 18:04

Nga Kastriot Dervishi

Duke qenë me shërbim në postën kufitare të Lepushës në Shkodër, 4 ushtarë, për të shuar urinë e tmerrshme të komunizmit që nuk i linte as të flinin gjumë, gjenin ku të mundnin patate, misra dhe ndonjë bagëti. Ky veprim që ishte pikësëpari i shtyrë nga stomaku leninist e jo nga vepra të mirëmenduara, u konsiderua si formimi i një “grupi të organizuar”. Sado të ishte masa e “dëmit” të patateve apo misrit që ushtarët kishin ngrënë nga uria, kjo nuk përligjte ekzekutimin e njërit prej tyre dhe dënime aq të gjata të 3 të tjerëve. Tre ushtarët u dënuan me 15-20 vjet burgim, ndërsa njëri prej tyre me vdekje. Ekzekutimi i të dënuarit u bë më 11 nëntor 1952, ora 12 të drekës në postën kufitare në Hanit të Hotit. Një skenë horrori. Fillimisht komisari i repartit u foli ushtarëve për veprimet e grupit në fjalë. Më pas, iu dha fjala të dënuarit me vdekje, i cili do ekzekutohej në sy të shokëve të tij, të cilët duhej të shihnin te ai “armikun”. 23 vjeçari detyrohet që para pushkatimit, të brohorasë për Partinë e Punës, si dhe ta quajë veten tradhtar.  Në fjalën e fundit, ai thotë: “Të rrojë partia, unë tradhtova atdheun dhe shokët. Prindër, unë jam djali e vëllai juaj. Unë jam bërë tradhtar. Kur ta merrni vesh, mos qani, por këndoni e thoni ‘poshtë tradhtarët’ e më në fund tradhtari (thotë emrin e vet, censuruar për arsye etike-shënim).

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...