Ministrat nga Kosova dhe trevat e tjera në qeveritë e kaluara të Shqipërisë

E mërkurë, 02 Janar 2019 17:15
Një VKM e vitit 1928, në të cilën nënshkruan edhe ministri i Punëve Botore, Sali Vuçiterni. Shtetet serioze njihen nga aktet e tyre administrative dhe jo nga propaganda që fluturon në ajër. Një VKM e vitit 1928, në të cilën nënshkruan edhe ministri i Punëve Botore, Sali Vuçiterni. Shtetet serioze njihen nga aktet e tyre administrative dhe jo nga propaganda që fluturon në ajër.

 

Nga Kastriot Dervishi

Kryeministri Rama njoftoi së fundmi, në kuadër të ndryshimeve tronditëse në qeveri se ministri i Jashtëm do të jetë një 27-vjeçar pa asnjë përvojë ekzekutive nga Kosova. Argumenti i vetëm që citoi Rama ishte se personi ka lexuar një numër të papërcaktuar librash dhe se është nga Kosova. Duke dashur ta paraqesë këtë si gjë të rrallë, që po ndodhte mbas shumë vitesh, pas Hasan Prishtinës, ndër të tjera, Rama dëshmoi personalisht një mosnjohje të thellë të historisë e veçanërisht në asaj të qeverive të Shqipërisë. Hasan Prishtina nuk hyn te njerëzit që ka shkëlqyer në ekzekutivin shqiptar, por si shqiptari i parë nga Kosova dhe trevat e tjera që ngelën jashtë kufijve shtetërorë që ka bërë pjesë në një qeveri kombëtare. Prania më e madhe e shqiptarëve nga Kosova dhe trevat e tjera shqiptare në Jugosllavi vërehet në kohën e Zogut si dhe gjatë luftës. Mosha e ministrave me origjinë (të lindur) nga Kosova, kur janë emëruar për herë të parë, ka qenë më se normale. Për shembull disa prej tyre:

-Mehmet Dëralla, 69 vjeç

-Hasan Prishtina, 39 vjeç

-Hoxha Kadri, 42 vjeç

-Sali Vuçiterni, 47 vjeç

-Rexhep Mitrovica, 34 vjeç

Ka pasur plot personalitete që kanë qenë pjesë e qeverive, ku ndër më të spikaturit do veçoja Sali Vuçiternin, një njeri mjaft aktiv dhe me shumë kontribute në politikën shqiptare, me anë të dukshme e të padukshme (detyra të fshehta). Ndër anët e padukshme ka qenë roli i tij në marrëveshjen e vitit 1930 në të cilën Komiteti i Kosovës u shkëput nga varësia ideologjike e Moskës dhe u shndërrua në një komitet kombëtar. Vuçiterni u burgos nga komunistët pas lufte dhe vdiq në burgun e Burrelit në vitin 1947. Vdiqën në burgje Bedri Pejani (1945), Refat Begolli (1945), Ismet Kryeziu (1952). Më poshtë një renditje e ministrave me origjinë nga Kosova e trevat e tjera shqiptare që ngelën jashtë kufijve shtetërorë.

 

Qeveria e Ismail Qemal Vlorës

Hasan Prishtina-ministër i Punëve të Brendshme, 5 shtator-20 nëntor 1913

Hasan Prishtina-ministër i Bujqësisë, 15 shtator-10 tetor 1913

Mehmet Dëralla-ministër i Luftës, 4 dhjetor 1912-dhjetor 1913

Qeveria e Turhan Përmetit

Hasan Prishtina-ministër i Postë-Telegrafëve, 14 mars-20 maj 1914

Qeveria e Sulejman Delvinës

Hoxha Kadri-ministër i Drejtësisë, 30 janar-14 nëntor 1920

Bajram Curri-ministër pa portofol, 27 maj-14 nëntor 1920 

Qeveria e Iljaz Vrionit

Fuat Dibra-ministër i Punëve të Brendshme, korrik 1921

Selahudin Shkoza-ministër i Luftës, 15 nëntor 1920-16 tetor 1921

 

Qeveria e Pandeli Evangjelit

Zija Dibra-ministër i Punëve Botore, 16 tetor-6 dhjetor 1921

 

Qeveria njëditore e Qazim Koculit

Hoxha Kadri-ministër i Drejtësisë, 6 dhjetor 1920

Zija Dibra-ministër i Luftës, 6 dhjetor 1921

 

Qeveria e Hasan Prishtinës

Hasan Prishtina-kryeministër 7-12 dhjetor 1921

Hoxha Kadri-ministër i Drejtësisë, 7-12 dhjetor 1920

 

Qeveritë e Xhafer Ypit dhe Ahmet Zogut

Rexhep Mitrovica-ministër i Arsimit, 24 dhjetor 1922-25 shkurt 1924

 

Qeveritë e Shefqet Vërlacit dhe Iljaz Vrionit

-Fahri Rashit Gjilani-ministër i Arsimit, 15 prill-10 qershor 1924

 

Qeveritë e Ahmet Zogut, Kostaq Kottës dhe Pandeli Evangjelit

Ceno Kryeziu-ministër i Punëve të Brendshme, 1 prill-23 shtator 1925

Abdurrahman Dibra- ministër i Punëve të Brendshme, 12 shkurt 1927-10 maj 1928

Sali Vuçiterni-ministër i Punëve Botore, 11 maj 1928-5 mars 1930

Izet Dibra (Shatku)-ministër i Punëve Botore, 16 mars 1930-7dhjetor 1932

Mirash Ivanaj, ministër i Arsimit, 11 janar 1933-30 gusht 1935

Abdurrahman Dibra- ministër i Financave, 11 janar 1933-16 tetor 1935

Faik Shatku- ministër i Arsimit, 9 nëntor 1936-31 maj 1938

Abdurrahman Dibra- ministër i Arsimit, 31 maj 1938-7 prill 1939

Faik Shatku- ministër i Drejtësisë, 31 maj 1938-7 prill 1939

 

Qeveritë e Mustafa Krujës, Ekrem Libohovës

Fuat Dibra-ministër sekretar shteti i Punëve të Brendshme, 3-22 dhjetor 1941

Iljaz Agushi- ministër sekretar shteti i Punëve Botore, 18 janar-10 shtator 1943

Ismet Kryeziu ministër sekretar shteti i Tokave të Lirueme 18 janar-11 shkurt 1943

Iljaz Agushi-zëvendëskryeministër, 12 shkurt-10 shtator 1943

Rexhep Krasniqi-ministër sekretar shteti i Arsimit, 12 shkurt-28 prill 1943

Nexhip Basha-ministër sekretar shtetit i Industrisë, 11 maj-1 shtator 1943

 

Qeveritë e Ibrahim Biçakçiut (2), Rexhep Mitrovicës, Fiqri Dines

Xhafer Deva-ministër i Punëve të Brendshme 14 shtator 1943-16 shtator 1944

Bedri Pejani- i ngarkuar për punët e Arsimit, 14 shtator-5 nëntor 1943

Rexhep Mitrovica-kryeministër, 5 nëntor 1943-16 qershor 1944

Rifat Begolli-ministër i Ekonomisë Kombëtare, 18 korrik-25 tetor 1944

 

Qeveria e Enver Hoxhës

Ramadan Çitaku-ministër i Financave, 23 tetor 1944-6 shkurt 1948

Iljaz Reka-ministër i Bujqësisë, 5 korrik 1950-6 shtator 1951

 

Qeveria e Mehmet Shehut

Xhaferr Spahiu – ministër pa portofol 22 qershor 1958-25 dhjetor 1959

Xhaferr Spahiu - ministër i Industrisë, 25 dhjetor-16 mars 1966

Xhaferr Spahiu – zëvendëskryeministër, 19 nëntor 1970-11 nëntor 1976

Xhaferr Spahiu – ministër i Industrisë e Minierave, 12 nëntor 1976-27 dhjetor 1978

 

Modifikuar më E Enjte, 03 Janar 2019 17:44
Login to post comments