Nga Kastriot Dervishi
Fashisti kont Salvo Salvoni ishte ndër njerëzit më të rëndësishëm të regjimit fashist në Shqipëri. Ai ishte kryetar i Zyrës së Mëkëmbësisë në Vlorë. Pasi çështja e bursës së Sulejman Myftiut ishte zvarritur, ky i fundit i shkruan më 3.7.1940 Salvo Salvoni. Në përgjigje, më 13.7.1940 Salvoni i shkruan mëkëmbësit Jakomonit, ndër të tjera:
“Studenti i sipërm thotë është anëtar i një familjeje të lidhur me prej kohës, nga lidhje të sinqerta e simpatia. I ndjeri babai i tij ishte mësues i gjuhës shqipe në shkollat tona mbretërore, e cila është shumë e avancuar nga propaganda e vazhdueshme e tij, zhvilluar në popullatën e Vlorës në momente politike delikate. Pas vdekjes së babait, familja e të riut Sulejman Myfti, ndodhet në kondita ekonomike jo të mira dhe ndihma jonë eventuale do të ketë një vlerë të mirë politike, ndërsa është një djalë i mirë, studioz, i disiplinuar dhe djali i një mikut tonë besnik”.
Letrat në fjalë mbaheshin në dosjen për Mynush Myftiun dhe të kaluarën e tij.