Nga Kastriot Dervishi
Për të ndriçuar deputetët, fare të palexuar në këto punë, por vetëm formate që i shërbejnë partisë si do që ta dojë, po bëj të ditur historinë e themelimit të organizatës gjasme të veteranëve.
Meqë këta nuk e kanë fare problem të gënjejnë publikisht për “28 mijë dëshmorë”, mjafton të jenë të garuzhdën e Enverit, nuk është për t’u çuditur se duan një ditë sovjetike për “veteranët”, që në fakt nuk kanë asnjë lidhje me luftës, pasi rezultojnë të jenë veçse persekutorë, ish hetues, ish sigurimsa, etj të diktaturës komunist e që mbrojnë figurën e një kryeterroristi si Enver Hoxha.
Në vitin 1957 themelimi i organizatës së veteranëve u kërkua për dy arsye: agjitacionin e propagandën (promovimi i pandërprerë i luftës së klasave dhe përçarjes kombëtare) si dhe për të grumbulluar mijëra oficerë të dalë në lirim. Sigurisht oficerë koti ishin, të sajuar, vegla të bindura të regjimit, shumica me 1-2 klasë fillore. Siç edhe kuptohet, modeli i vetëm frymëzues ishte ai sovjetik. Statuti i organizatës dhe qëllimi i saj u kopjua nga veteranët sovjetikë. E ashtuquajtura organizatë e veteranëve, ka ngelur siç u formua, sovjetike.