1991/Dekreti i “monumenteve” si pjesë e "paketës antishpifje”

Diel, 26 Janar 2020 18:17

Nga Kastriot Dervishi

Në fillim të vitit 1991 u miratua nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, një dekret i cili synonte mbrojtjen e trashëgimisë komuniste, bustet, shtatoret, pllakat përkujtimore të saj, si dhe në një farë kuptimi, rikthente edhe nenin e agjitacionit e propagandës. Ky dekret nxirrej pikërisht në kohën kur ishin vërejtur veprime afër busteve e shtatoreve. Dekreti dilte sepse në kushtet kur Kuvendi Popullor ishte i shpërndarë, nuk mund të bëheshin ndryshime në Kodin Penal. Për këtë arsye u zgjidh me dekret. Ka akt, në pamje të parë dukej sikur mbronte vetëm shtatoret dhe bustet e E.Hoxhës, por në fakt ai mbronte edhe emrin e tij. Nuk njihet ndonjë akt për shfuqizimin e posaçëm të këtij dekreti.

***

Dekreti nr.7459, datë 22.1.1991 “Për respektimin dhe mbrojtjen e monumenteve që lidhen me historinë kombëtare dhe të simboleve shtetërore”

Me qëllim që të ndalohet çdo veprim që fyen ndërgjegjen kombëtare dhe është në kundërshtim me unitetin, me traditat e normat morale të popullit; si dhe me qëllim që të mbrohen nga aktet e dhunës e të vandalizmit monumentet e personaliteteve historike e çdo gjë që lidhet me emrin e tyre; në mbështetje të nenit 78 të kushtetutës; Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, vendosi:

1-Përmendoret, bustet dhe memorialët e çdo lloji kushtuar figurave të ndritura të historisë dhe të kulturës së popullit tonë, heroit kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu; patriotëve të mëdhenj të Rilindjes, si vëllezërit Frashëri; luftëtarëve të shquar të Pavarësisë, si Ismail Qemali; personaliteteve të shënuar të luftës për demokraci, si F.S.Noli; udhëheqësit e Luftës Nacionalçlirimtare dhe themeluesit të shtetit të ri shqiptar Enver Hoxha dhe veprimtarëve të tjerë të shquar në jetën shumëshekullore të popullit tonë, janë monumente të paprekshme dhe mbrohen me ligj nga shteti.

2-Mbrohen me ligj edhe lapidarët, pllakat përkujtimore, muzetë, varret e dëshmorëve të rënë për liri e pavarësi, kudo që janë, si dhe flamuri kombëtar, stema e simbole të tjera të Republikës.

3-Çdo veprim që ka për qëllim dëmtimin, prishjen ose ndryshimin e objekteve të mësipërme si dhe çdo fyerje ose veprim që poshtëron figurën e personaliteteve të tilla, dënohen me heqje të lirisë nga 6 muaj deri në 3 vjet.

4-Kur veprat e sipërme kryhen nga një grup i organizuar personash, shoqërohen me akte dhune ose prekin rendin publik, për organizatorët e këtyre grupeve dhe për ata që kryejnë veprën, masa e dënimit dyfishohet.

5-Drejtuesit e ndërmarrjeve dhe të institucioneve në qendër e në bazë, të përcaktojnë rregullat e tyre të brendshme për vendosjen, ruajtjen, mirëmbajtjen dhe zhvendosjen e simboleve të lëvizshme kushtuar figurave të personaliteteve të historisë kombëtare.

6-Kallëzimet për veprat penale të parashikuara në këtë dekret, dërgohen për gjykim drejtpërsëdrejti në gjykatë, pasi të jenë kryer veprimet e para që parashikohen në nenin 127 të Kodit të Procedurës Penale.

7-Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Për Presidiumin e Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë

KRYETARI, Ramiz Alia

SEKRETARI, Sihat Tozaj                       

Modifikuar më Diel, 26 Janar 2020 18:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...