Nga Kastriot Dervishi
Nisi me luftë, por përfundoi me marrëveshje bashkimi i Vlorës me shtetin shqiptar. Lufta kishte dy faza luftarake: 5-10 qershor 1920 dhe 23 korrik 1920. Konflikti përfundoi me marrëveshjen e arritur në Tiranë më 2 gusht 1920, sipas së cilës, Italia largohej nga Vlora, por do mbante Sazanin. Tërheqja italiane u bë brenda gushtit. Më 3 shtator 1920 përfaqësuesit e qeverisë shqiptare dhe fuqia e armatosur hynë në Vlorë. Fotografia është e komisionit qeveritar për të marrë në dorëzim qytetin. Fotoja është gjetur në shtëpinë e një personi të dënuar nga regjimi komunist. Në foto njihen Ali Këlcyra (i dytë majtas) dhe doktor Sezai Çomo (i pari djathtas).