Fjalët e fundit të të dënuarve politikë para pushkatimit

Hënë, 02 November 2020 16:12

Në Shqipëri janë dhënë dënime me vdekje për arsye politikë në një shifër që tashmë e kam identifikuar në masën 99.99%. Në kuadër të këtij studimi, u panë edhe procesverbalet ku të pandehurit thonë fjalën e fundit, të cilat kanë mbërritur në ditët tona. Dihet me siguri se dosjet e përpunimit të Sigurimit, nuk kanë asnjë informacion lidhje me këto praktika ekzekutimesh.

Shqipëria ka pasur gjithnjë probleme të mëdha me arkivat, mungesë kuadrosh e mjedisesh. Për këtë arsye, edhe në rastet kur mund të kenë ekzistuar procesverbale, ato kanë humbur. Në vendin e ekzekutimit merrnin pjesë përgjithësisht: prokurori, hetuesi, shefi i Policisë, mjeku, nënoficeri i Policisë që kryente ekzekutimin. Vendi sigurohej nga policë shërbimi. Më poshtë do të gjeni një statistikë të procesverbale të ekzekutimit ku shprehet fjala e fundit e të dënuarit me vdekje për arsye politike (në statistikë nuk janë përfshirë rastet e ekzekutimeve ordinere, të cilat gjithsesi janë më të pakta në numër). Siç shihet skema varrimi që shoqërojnë këto procesverbale janë fare pak. Vullnetet e fundit të të ndjerëve, janë të larmishme. Ka nga ata që lënë amanete për njerëzit e dashur, ka që shprehin dëshirën të kenë një varr, etj. Po e ilustroj edhe me një rast të çuditshëm një viti.

Pjesë nga një procesverbal ekzekutimi

Përpara ekzekutimit, të dënuarit A.B, iu komunikua shkresa nr.41/1, datë ..., e Presidiumit të Kuvendit Popullor, që i refuzon kërkesën për faljen e jetës që tij dh ju kërkua fjala e fundit, në të cilën tha: “Dua mish të ha”. Dhe kur ju shpjegua se kjo kërkesë e tij nuk mund të plotësohej, ai tha: “Atëherë hani ju mishin tim”.

Listë e procesverbaleve të trashëguara ku shprehet vullneti i fundit i të dënuarve sipas viteve

1945, 19 procesverbale

1946, 38

1947, 7

1948, 9

1949, 1

1950, 1

1951, 4

1952, 6

1953, 2

1954, 2

1955, 2

1956, 0

1957, 0

1958, 0

1959, 0

1960, 0

1961, 0

1962, 0

1963, 0

1964, 0

1965, 0

1966, 0

1967, 0

1968, 0

1969, 0

1970, 0

1971, 1

1972, 0

1973, 0

1974, 3

1975, 4

1976, 4

1977, 5

1978, 1

1979, 0

1980, 3

1981, 2

1982, 1 me skemë varrimi

1983, 1

1984, 2 një me skemë varrimi

1985, 0

1986, 0

1987, 1 me skemë varrimi

1988, 1

Login to post comments