Derri i sovjetikëve të Bulqizës

Premte, 13 November 2020 14:51

Pas vitit 1948 këshilltarët dhe specialistët sovjetikë u dyndën në të gjitha sektorët e partisë dhe të shtetit. Nuk kishte degë të ekonomisë ku mos të ishin të pranishëm. Një numër kaq i madh sovjetikësh, ishte e pamundur të mbaheshin normalisht me ushqim mesatar. Në fund të fundit ata ishin mësuar se vinin nga vendi i kryemashtrimit ndërkombëtar. Në nëntor 1951, njoftohej se sovjetikët që punonin në minierat e Bulqizës (çelur këto në vitin 1948), kishin dëshirë të hanin një derr. Pasi derri ishte bërë jam dite, pasi shokët sovjetikë bënë disa letra e ankesa, më në fund, derri i pagjetur u konvertua në krap. Ekonomia popullore socialiste, e shkundur nga të gjitha drejtimet, nuk bënte gjë tjetër veçse e konsideronte derrin si çështje të rëndësishme. Ngjarja u trajtua si e rëndësishme dhe u njoftua në të gjitha nivelet e pushtetit.

***

Njoftimi i datës më 8.12.1951

Sovjetikët e Bulqizës kanë 4 muaj që kanë kërkuar një derr për ta therur dhe për të marrë këtë, i është dashur ta kërkojnë në krap, nga Ministria e Bujqësisë, Ministria e Grumbullimit dhe më në fund, me shumë insistim, iu dha në kooperativën e konsumit me çmim të lirë dhe jo me të garantuar.

Login to post comments