Ministri turk: Njerëzit na besojnë edhe nëse ju themi do ndërtojmë rrugë në hënë

Diel, 03 June 2018 11:49

Duke folur gjatë nisjes së një anijeje për eksplorimin e naftës dhe gazit në Mesdhe të enjten, ministri turk i Energjisë Berat Albayrak vlerësoi besueshmërinë e elektoratit turk.

Albayrak, i cili është gjithashtu dhëndër i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, fillimisht shpjegoi sukseset e qeverisë së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në aspektin e projekteve të ndërtimit.

“Disa njerëz flasin, të tjerë bëjnë. Si AKP në Turqi, ne kemi qenë gjithmonë në anën e atyre që bëjnë”, tha Albayrak.

“Një herë, kur flisnim me votuesit tanë, njëri prej tyre tha se ‘betohem, ne i besojmë AKP-së aq shumë sa, zoti Ministër, nëse presidenti del dhe thotë: “Do të ndërtoj një rrugë me katër korsi në hënë, betohem se ne do të besonim atë”, tha ministri turk.
Ministri shtoi se kjo është ajo që AKP ka arritur me punën dhe veprimet e saj.

Kolumnisti Levent Özeren ishte mes atyre në mediat sociale që iu përgjigjën deklaratës.
“Në qershor të vitit 2015, (deputeti i AKP), Burhan Kuzu tha ‘Le të themi se kemi vjedhur, votuesit e AKP nuk do ta besojnë atë’. Në qershor të vitit 2018, dhëndri Berat tha: “Nëse Erdogan thotë se do të ndërtojë një rrugë me katër korsi në hënë, votuesit e AKP do ta besojnë atë”, tha Özeren.

“Kjo do të thotë se për tre vjet, asgjë nuk ka ndryshuar për votuesit e AKP-së! Ata trajtohen si budallenj dhe nuk përgjigjen!”
Në Turqi po zhvillohet aktualisht fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme të 24 qershorit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...