Një autobus më turistë kinezë ka dalë nga rruga, duke bërë që mbi 20 persona të plagosen. Autobusi me turistë udhëtonte nga Otava në Toronto. Sipas mediave të huaja, 6 nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën.
Aiden Liang, menaxheri i Union Tour Express, kompania që zotëronte autobusin, tha se ata ishin duke zhvilluar një turne 10-ditor që filloi nga Uashington, D.C, më 29 Maj.
Liang tha se të gjithë pasagjerët ishin nga Kina. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.