Google Translate vjen me përkthime të çuditshme: Zoti po vjen! (VIDEO)

E mërkurë, 25 July 2018 08:41

Siç duket Google Translate di diçka që ne të tjerët nuk e dimë, kjo për arsye se ka ardhur me disa përkthime të çuditshme që tingëllojnë si profeci të fundit të botës

Google është duke punuar vazhdimisht që përkthimet e çuditshme të mos paraqiten, por njerëzit po i gjejnë përsëri këto mesazhe alarmuese.

“Fundi i botës do të vije tre minuta para 12. Ne po përjetojmë zhvillime dramatike në botë, të cilat tregojnë se ne po i afrohemi gjithnjë fundit të botës dhe kthimit të Jezusi”,  është njëri nga këto përkthime alarmuese.

Nëse te lista e gjuhës në të cilën dëshiron të shkruash zgjedhni Maori dhe shkruani disa here ‘dog’ atëherë iu vjen ky përkthim i hidhur në gjuhën tuaj.

Nëse shkruani disa herë ‘nasa’ iu del përkthimi ‘Fati i tij i përket atij’. Këto pasazhe janë nga bibla rreth fundit të botës dhe kanë zgjuar kritika nga përdoruesit, të cilët kanë thënë se Google Translate di diçka që ne të tjerët nuk e dimë. Ndër gabimet është edhe një në gjuhën shqipe, ku togfjalëshi Djali i Hallës përkthehet gabimisht si Biri i K…s.

Login to post comments