Sondazhi/ Gjysma e britanikëve kërkojnë referendum të ri për BREXIT

Tuesday, 31 July 2018 07:01

Gjysma e britanikëve mbështesin një referendum të ri për të zgjedhur midis largimit me një marrëveshje që qeveria mund të arrijë me Bashkimin Europian, apo qëndrim në BE.

Sondazhi u publikua nga Sky News të hënën.
Sipas këtij sondazhi, 78 për qind e qytetarëve mendojnë se qeveria është duke e udhëhequr keq procesin e Brexit-it.
Sipas një ankete të kompanisë “Sky Data” të zhvilluar me 1.466 persona më 20-23 korrik, shumica e popullatës janë shprehur pro shkuarjes në referendum për marrëveshjen e Brexit-it të cilën qeveria do t’ia ofrojë BE-së.
Rezultatet tregojnë se 50 për qind e qytetarëve kanë kërkuar një referendum i cili do t’i përfshinte alternativat për “marrëveshjen e parashtruar nga qeveria”, “largim pa marrëveshje” dhe “ngelje në BE“. Ndërkaq, 40 për qind janë shprehur kundër kërkesës për referendum.
Ndërsa 78 për qind e pjesëmarrësve mendojnë se qeveria është duke e udhëhequr keq procesin e Brexit-it, 74 për qind e kanë konsideruar si të pakënaqshme udheheqjen e kryeministres Theresa May.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...