Vrau 3 persona në Strasburg, policia ekzekuton pas 48 orësh autorin

E Enjte, 13 December 2018 23:00

Policia franceze ka qëlluar për vdekje autorin e dyshuar të sulmit të së martës në Strasburg, ku 3 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën.

Viktima është 29-vjeçari Cerif Chekat, i cili ishte i dënuar për disa krime në Francë dhe Gjermani dhe ishte bërë një islamik radikal gjatë kohës së qëndrimit në burg.

I dyshuari kishte qenë objektivi i një përpjekjeje masive ndërkombëtare, në të cilën 700 oficerë kërkonin ta kapnin atë gjatë 48 orëve.

Policia thotë se u qëllua për vdekje në një shkëmbim zjarri në lagjen 'Neudorf' të Strasburgut. Autoritetet thonë se i dyshuari ishte i armatosur me një pistoletë dhe një thikë.

Login to post comments