Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro njoftoi të hënën kishte dyfishuar pagën minimale si një përpjekje për të trajtuar inflacionin e vendit.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar rënia ekonomike e Venezuelës renditet si një nga më të këqijat në historinë moderne, me hiperinflacion që ka gjasa të shohë çmime që rriten me rreth 13,000% këtë vit.
Rritja e pagave – e treta e këtij viti – sjell të ardhura minimale mujore në 2.55 milionë bolivarë, ose 3.20 dollarë.
Presidenti tha gjithashtu se nga e marta, kur Venezuela feston Ditën e Punëtorëve dhe punonjësit e shërbimit publik do të marrin një rritje shtesë prej rreth 2 dollarë.
Por edhe me rritjen, paga minimale arrin vetëm të blejë pak më shumë se dy kilogramë pulë.
Përkundër uljes së rezervave më të mëdha Ndërsa ekonomistët e Venezuelës kanë sulmuar rritjen e vazhdueshme të pagave nga Maduro, duke thënë se ato arrijnë vetëm të ngrejnë koston e jetesës dhe nuk shoqërohen me një plan për të ulur inflacionin ose për të imponuar disiplinën fiskale apo monetare.të naftës në botë, venezuelasit po përballen edhe me mungesa të mëdha të ushqimit dhe ilaçeve, kryesisht për shkak të një shkurtimi drastik të importeve të shkaktuar nga rënia e çmimeve të naftës.