“Prindërit preferojnë më shumë djemtë dhe kur lindin vajza i vrasin”. Kështu ka raportuar së fundmi “Metro News” e cila shktruan se ky fenomen i tmerrshëm ndodh në Pakistan.
Që nga fillimi i vitit 2017, rreth 345 foshnje janë gjetur të vdekura në Karachi ku 99 përqind e viktimave janë vajza. Kufomat e foshnjave janë gjetur të hedhura në pirgje mbeturinash.
Një vajzë vetëm katër ditëshe u gjet e prerë në fyt dhe një tjetër foshnje e porsalindur u qëllua me gurë për vdekje, pasi një klerik supozonte se ishte një “fëmijë i paligjshëm” kur u la në shkallët e një xhamie.
Anwar Kazmi, menaxher i një Fondacioni është shprehur për “The News International”: “Edhe pse njerëzit i braktisin këto shpirtra të pafajshëm, ne si një organizatë nuk mund bëjmë dot gjë. Ne u japim atyre një varrim të duhur dhe kryejmë ritualet e tjera për këto foshnje, sigurisht pas përfundimit të formaliteteve të spitaleve dhe policisë”.