×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Pistoleta celular së shpejti në treg

E Enjte, 03 May 2018 13:49

Cellphone Pistol është modeli më i ri i pistoletës e cila mund të mbahet në xhep. Arma në formë celulari është sponsorizuar nga NRA, organizata e fuqishme e armëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pistoleta kushton 500 dollarë. Prezantimi i saj do të bëhet në takimin e përvitshëm të shoqatës, që nis nga data 4 maj e ku do të mbajë një fjalim edhe presidenti Donald Trump. “Vetëmbrojtja është e drejta e parë e natyrshme”, është njëri prej sloganeve të përdorur për të.

“Cellphone Pistol mund të përdoret nga të gjithë, duke nisur nga mamatë e deri tek profesionistet”, thonë krijuesit e armës së veçantë, duke shtuar se “Me në duart e tyre këtë objekt që peshon shumë pak, nuk kanë për të qenë me viktima”.

Por rrjetet sociale u mbytën nga një rrebesh protestash: Këto lloj armësh, sipas aktivisteve mund të kthehen në të preferuarat e të rinjve e adoleshenteve, që mund t’i mbajnë lehtësisht edhe në çantat e shkollës.

Por përgjigja e NRA-së ka qenë tepër e thatë për kritikët: Amendamenti i dytë ua lejon të gjithëve të armatosen.

Modifikuar më E Enjte, 03 May 2018 13:55
Login to post comments