SHBA, sulm me armë në një qendër tregtare

Premte, 04 May 2018 09:00

Një qendër tregtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është sulmuar me armë.

Ngjarja ka ndodhur në Nashville ku një person i armatosur është futur në qendrën tregtare dhe ka hapur zjarr drejt personave të pranishëm aty.

Nga sulmi raportohet se një person ka humbur jetën, ndërsa 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Shërbimet policore pasi mbërritën në vendin e ngjarjes kanë arritur të neutralizojnë dhe arrestojnë agresorin. 

Ende nuk bëhen të ditura shkaqet që kanë shtyrë autorin të hapë zjarr në qendrën tregtare, ndërsa nuk përjashtohet as pista e një sulmi terrorist.

Modifikuar më Premte, 04 May 2018 09:07
Login to post comments