Tjeter incident ne det mes Turqisë dhe Greqisë. Mediat greke raportojnë se një anije tregtare me flamur turk u përplas me marinën helene pranë brigjeve të ishullit lindor të Egjeut në Lesvos, në orët e para te se premtes.
Incidenti ndodhi pasi anija greke Armatolos ishte në patrullë brenda ujrave grekë, sipas një njoftimi nga Shtabi i Përgjithshëm i marinës, i cili tha se anija Karmata me flamur turk po shkelte rregullat e sigurisë detare dhe iu afrua shume anijes greke, dhe e përplasi atë.
Ajo nuk iu përgjigj thirrjes me radio nga anija greke dhe kjo çoi ne përplasje mes tyre, për fat pa dëmtuar pjesëtare te ekuipazhit.
Patrulla e Armatolos ishte pjesë e një ushtrimi aleat për kontrollin e flukseve të migrantëve në Egje. Anija greke vazhdoi rrugën pas incidentit pasi nuk kishte pësuar lëndime apo dëmtime.