Tjeter incident ne det mes Turqise dhe Greqise. Mediat greke raportojne se një anije tregtare me flamur turk u përplas me marinën helene pranë brigjeve të ishullit lindor të Egjeut në Lesvos, në orët e para te se premtes.
Incidenti ndodhi pasi anija greke "Armatolos" ishte në patrullë brenda ujrave grekë, sipas një njoftimi nga Shtabi i Përgjithshëm i marinës, i cili tha se, anija "Karmata" me flamur turk po shkelte rregullat e sigurisë detare dhe iu afrua shumë anijes greke, duke e goditur më pas atë.
Ajo nuk i'u përgjigj thirrjes me radio nga anija greke dhe kjo çoi në përplasje mes tyre, për fat pa dëmtuar pjesetarët e ekuipazhit.
Patrulla e "Armatolos" ishte pjesë e një ushtrimi aleat për kontrollin e flukseve të migrantëve në Egje. Anija greke vazhdoi rrugën pas incidentit pasi nuk kishte pësuar lëndime në personel apo dëmtime serioze.
Por i gjithë incidenti është mundur të rregjistrohet falë pajisjeve të sofistikuara që Flota ushtarake Greke ka instaluar në të gjitha anijet që patrullojnë në brigjet e Egjeut dhe pranë kufijëve detarë me Turqinë.