“Ti mund të mos jesh mjaftueshëm i mirë për këdo, por ti gjithmonë do të jesh më i miri për dikë”.
“Sigurisht, edhe ti do të doje t’i bëje ndryshe disa gjëra, por nuk ka kuptim ta lëndosh veten duke u penduar vazhdimisht për to”.
“Ndonjëherë duhet të bësh mijëra përpjekje në një aspekt të caktuar, në mënyrë që të fitosh”.
“Gazetari: “Rihanna, çfarë kërkon ti të ketë mashkulli yt i ardhshëm”.
Rihanna: “Unë nuk jam duke kërkuar për një mashkull. Bëjmë mirë ta nisim që këtu bisedën””.
“Jeta është shumë e shkurtër për ta kaluar duke u ankuar si i mjerë”.
“Njerëzit do të vazhdojnë të flasin, si në momentin që do të bëni gjëra të mira, apo gjëra të këqija”.
“Asgjë në jetë nuk vjen në mënyrë të thjeshtë. Çdo gjë vjen duke sakrifikuar”.
“Lumturia jonë nuk varet nga gjërat që bëjnë apo nuk bëjnë njerëzit e tjerë, por nga ajo çfarë ne duam që ata të bëjnë”.
“Asnjëherë një dështim. Gjithmonë një mësim”.
“Nëse dikush të duket personi i duhur për ty, ke për ta kuptuar menjëherë. Nuk ke për të pasur nevojë për fjalët apo mendimet e askujt tjetër”.
“Kur isha 14 vjeçe dhe fillova të dilja e vetme, doja të isha ndryshe nga të gjithë të tjerët. Unë mund të shkoja në party e veshur me një bluzë të zakonshme, një palë xhinse, atleta dhe një kapele në kokë, thjesht se nuk doja të dukesha si gjithë të tjerat. Edhe ti duhet të mësosh të jesh unike dhe të bësh gjërat që ty të pëlqejnë”.
“Më lëndoni me të vërtetën, mos më kënaqni me gënjeshtrat”.