REDAKSIONALE
Edhe pse sezoni turistik në bregdetin shqiptar ka nisur me disa ngjarje shumë të rënda ku të rinj janë mbytur qeveria nuk ka pasur asnjë reagim në lidhje me faktin që ndihma e shpejtë është totalisht inekzistente në plazhet shqiptare.
Pavarësisht propagandës që vijon të jetë e dhunshme nga ana e qeverisë për gjoja përmirësim të kushteve për pushuesit në bregdet situata vazhdon të jetë alarmante.
Edhe këtë viti, si në çdo vit tjetër, pushues humbin jetën si pasojë e mungesës së kullave të vrojtimit dhe vendosja e rojeve bregdetare.
Dje u mbyt një 20-vjeçar në Durrës dhe një 22 vjeçar u mbyt në Gjirin e Lalëzit, të dy plazhe me frekuentim të jashtëzakonshëm.
Bazuar në një Vendim të Këshillit të Ministrave një kullë vrojtimi duhet të jetë e pranishme për çdo pesë plazhe private.
Në vitin 2014 Agjencia Kombëtare e Bregdetit trajnoi dhe certifikoi 41 studentë të Akademisë së Sporteve si roje bregdetare.
Por ende nuk i kemi parë dhe me heshtjen vrastare të qeverisë mbetemi në duart e Zotit për të mos pasur më të tjera tragjedi. /55news.al/