Qeveria shqiptare është e përkushtuar në mënyrë absolute ndaj klientëve të saj, pasurimin e tyre dhe për këtë përkujdeset që t’u jap atyre koncesione dhe para publike me Vendim të Këshillit të Ministrave dhe ligj të veçantë!. Kjo po ndodh me një sërë firmash private që janë pranë kryeministrit dhe anëtarëve të kabinetit Rama dhe njëra prej tyre është edhe firma “Fusha”.
Favoret nga bashkia Tiranë
Kjo firmë, është e privilegjuar jo vetëm e qeverisë, por edhe e bashkisë Tiranë. Kujtojmë këtu qe Erion Veliaj i ka dhënë tenderë madje dhe pa garë kompanisë së “preferuar”, Fusha Sh.p.k. Janë kryer një sërë shkeljesh nga ana e Bashkisë së Tiranës, e cila nuk ka hapur garë për tenderin e pastrimit të pjesës perëndimore (330 milionë lekë) dhe ndërtimin e këmbëve të urës Menik (154 milionë lekë). Zyrtarët e bashkisë kanë negociuar direkt me firmën Fusha Sh.p.k, një kompani “e preferuar” e Erion Veliajt. Skandali ka shkuar dhe me te pasi as njoftimet e shpalljes së dy tenderëve, nuk janë publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, një detyrim ligjor ky për të qenë transparentë për fondet publike. Fusha Sh.p.k, me fitoren e Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës, pësoi një rritje të ndjeshme ekonomike, falë tenderëve publik. Të dhënat e siguruara nga thesari i Shtetit, bëjnë me dije se Fusha Sh.p.k, ka 3 fishuar punën përgjatë viteve 2015-2017, në krahasim me vitet e 3 vitet shkuara. Përgjatë 2 viteve të fundit, Fusha Sh.p.k arriti të fitojë të 3 tenderët për ndërtimin e sheshit “Skëndërbej”, me vlerë totale 12.6 milionë euro. Ndryshe nga tenderët e publikuar sot, për sheshin e kryeqytetit u zhvillua një garë, por “mungonin” konkurrentët përballë Fusha Sh.p.k.
Kullat tek teatri
Një tjetër aferë korruptive e cila kërkohet të kopsitet me një projektligj të veçantë nën kujdesin e Ramës është ajo për ndërtimin e kullave tek Teatri Kombëtar. Prej kohësh nisi si një debat, u pohua nga Mirela Kumbaro vetëm si një projekt ide, e ndërkohë gjërat avanconin. Ministrja e Kulturës një njeri që se pyet askush në vendin gënjeu dhe pse e dinte shumë mirë se Edi Rama e kish ndarë mendjen të vendoste për ngritjen e kullave dhe asaj i takonte të mbante këtë barrë mashtrimi publik.
Pra, “Fusha” shpk, pa ia kërkuar kush ka paguar studion e huaj për projektin e Teatrit Kombëtar pas shembjes si dhe të zonave përreth dhe çuditërisht këtë projekt ia paraqet ministrja e Kulturës! Projekti në fjalë e kalon klasën pas vlerësimit që i bën kryeministri dhe nuk ka sesi të ketë projekte të tjera më të mira (aspekt ekonomik, urbanistik, social, kulturor, etj.), e rrjedhimisht nuk ka nevojë as për konkurs/garë. Teatrin Kombëtar të rilindur do ta bëjë askush tjetër veç “Fusha” shpk dhe ku kuptohet që interesi është tek kullat që sipas përllogaritjes së një deputeti të PD, me profesion inxhinier fitimi do të jetë 205 milionë euro! Jo vetëm që do ta bëjë “Fusha” shpk, por edhe me kushtet dhe afatet që vendos “Fusha” shpk!. Sa për legjislacionin e fushës në fuqi, çdo ligj mund të miratohet sot, derisa nuk ka kush ta gjykojë kushtetutshmërinë e tij. Në të gjithë këtë sipërmarrje ka pasur vetëm një autoritet: Edi Rama, i cili ka bërë rolin e Kryeministrit, Ministrit të Kulturës, Ministrit të Financave, Kryebashkiakut të Tiranës, Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT), Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT), Kuvendit të Shqipërisë, arkitektit, projektuesit, juristit, dhe çdo institucioni e zyrtari tjetër shtetërore në fushën e zhvillimit urban.
Hidrocentrali i Kalivaçit
Bujaria e qeverisë dhe përzgjedhja në kushtet e shkeljes së parimit të konkurrencës së drejtë, nuk mund të gjejë shpjegim veçse në territoret e aferave të errëta mafioze të kryeministrit Rama. Oligarkët përdorin të gjitha mënyrat dhe mjetet për të fituar para dhe janë shumë të lumtur kur kanë mbështetjen e qeverisë, dhe konkretisht kryeministrit. Ajo çfarë duhet parë në këtë rast është fakti se “Fusha” po shtrihet frikshëm në të gjitha pozicionet ku ka fonde të mëdha publike dhe që janë objekt debati në Shqipëri. A nuk të lë kjo për të dyshuar se prapa saj fshihen qëllimet monstruoze të një lobi përfitues që i ka rrënjët deri lart në qeveri.
Tashmë një tjetër aset publik i madh i është dhënë firmës Fusha, siç është hidrocentralit të Kalivaçit. Zyrtarisht është nënshkruar marrëveshja për transferimin e koncesionit për hidrocentralin e Kalivaçit, i cili jepet me koncesion nga Ministra e Infrastrukturës dhe Energjetikës. Ministria bën me dije se koncesioni i kalon shoqërive ‘Ayen Enerji’ dhe “Fusha” Shpk, të cilët do të investojnë së bashku 125.287.800 euro, një shumë goxha e madhe.