Ku i gjen gjithë këto para firma “Fusha”?

Premte, 15 June 2018 14:31

Çdo ditë e më shumë po vërtetohet se lidhja simbiotike e Ramës me një prej klientëve dhe oligarkëve të tij më të besuar, fima “Fusha”, përfshin qindra milionë euro në mes.

Qeveria shqiptare ka treguar se përkushtimi i saj për ta shpërblyer këtë firmë është në nivelin më të lartë me koncesione dhe leje ndërtimi me vlera të jashtëzakonshme.

Firma “Fusha” ka marrë tenderë nga Bashkia e Tiranës me vlerë miliona euro. Pritet të marrë leje ndërtimin për projektin për kullat te Teatri.

Por afera që të tërheq më shumë vëmendjen në lidhjen simbiotike Rama-Fusha është hidrocentrali i Kalivaçit, një investim gjigand dhe një pasuri e madhe e shqiptarëve.

Në lidhje me këtë çështje ka disa pyetje që meritojnë vëmendje dhe duan përgjigje:

Cili është burimi financiar i “Fusha” Shpk për të bërë një investim të tillë, ku vetëm si garanci financiare duhet mbyllur në bankë qindra milionë euro? Ku i gjen gjithë këto para kjo firmë? A i ka të deklaruara në institucionet financiare?

Deri tani nuk kemi asnjë transparencë në lidhje më këtë çështje. Shqiptarët duhet të dinë dhe të informohen mbi bilancin financiar të një kompanie që merr miliona nga paratë e tyre.

Dhje mungesa totale e informacionet dhe mbajtja në fshehtësi të plotë e këtyre informacioneve që duhet të ishin të aksesueshme nga të gjithë.

Ndaj të gjithë qytetarët e kanë të drejtë të bëjnë rezymenë e gjithë kësaj marrëdhënieje dhe të ngrenë dyshimin e madh: Mos janë të gjitha këto para depozitat e fshehta të Ramës? /55news.al/

Modifikuar më Premte, 15 June 2018 15:21
Login to post comments