Nga Paulin Marku
1.Krimi i organizuar në vend me tendencë për t’u zhvilluar dhe profesionalizuar, paraqet rrezikim serioz për shoqërinë dhe sigurinë e vendit. Mundësitë e krimit ndërmjet instrumenteve të pamjaftueshme të shtetit për ti zbuluar, luftuar e ndëshkuar , përbëjnë rrezik real për të sotmen dhe të ardhmen e sigurisë së vendit.
2.Destabiliteti politiK është rrezik për sigurinë e Shqipërisë dhe mbrojtjen e interesave kombëtare. Përvoja e deritanishme e demokracisë në Shqipëri ka provuar se destabiliteti politik ka qenë i pranishëm në mjedisin e brendshëm. Ky fenomen rrezikon mosfunksionimin e mirë të institucioneve, mungesën e paqes sociale e të qetësisë publike, mosarritjen e konsensusit politik për çështje shumë të rëndësishme të vendit dhe cënon prestigjin e vëndit në kuadrin ndërkombëtar. Stabiliteti politik është një çështje jetike për shoqërinë tonë.
3. Zhvillimi i pamjaftueshëm ekonomik dhe mosplotësimi i nevojave elementare jetike, krijojnë paqëndrueshmëri për sigurinë dhe jetën e njerëzve në vend. Fenomenet negative që rrjedhin prej tyre si kontrabanda dhe korrupsioni sjellin ngadalësimin e reformave, deformimin e tyre, stimulimin e papunësisë, trafiqeve dhe krimit të organizuar.
4.Fatkeqësitë natyrore më të mundshme si tërmetet, fatkeqësitë gjatë periudhës së dimrit, përmbytjet, rrëshqitjet masive, zjarret masive në pyje, epidemitë e ndryshme. Fatkeqësitë mund të vijnë edhe nga veprimtaria njerëzore, siç janë aksidentet industriale, tokësore, ajrore e detare, pasojat që mund të shkaktojnë veprimet kriminale dhe terroriste,
5.Problemet e levizjeve demografike paraqesin një shqetësim serioz në vend. Lëvizjet e pakontrolluara të popullsisë, kryesisht nga zonat rurale të vendit drejt qendrave urbane, kanë krijuar shqetesime të konsiderueshme jo vetëm në drejtim të mbipopullimit, por edhe të largimit të njerëzve nga zonat që, për sot dhe për të ardhmen, do të kenë nevojë për burime njerëzore.
6.Dezinformimi i opinionit publik favorizon destabilitetin.Informacionet e pasakta krijojnë në mënyrë të qëllimshme, ose jo, situata pasigurie, frike e tensioni të panevojshëm dhe shpesh mund të çojnë në reagime publike dhe marrje vendimesh të padrejta.
7. Zhvillimi i pamjaftueshëm i arsimit, shkencës dhe kulturës përbën rrezik për sigurinë.Burimet njerëzore të specializuara, kapacitetet shkencore dhe prezantimi me vërtetësi i kulturës dhe traditës tonë, janë kusht themelor për zhvillimin, dhe mbrojtjen e identitetit kombëtar.
8.Destabilizimi i rajonit nëpërmjet ringjalljes se dëshirës për realizimin e ndjenjave nacionaliste dhe e zhvillimit të konflikteve etnike përbën rrezik dhe kercenim reall ndaj sigurisë së vendit.
9.Terrorizmi si mjet ekstrem i dhunës përbën një rrezik real për sigurinë e vendit
Si një rrezik ndërkombëtar, terrorizmi ka marrë shtrirje të gjerë gjeografike. Pozita gjeostrategjike e vendit tonë përbën një element më shumë që vendi të përdoret si bazë logjistike, vepruese e ndërlidhëse për grupet terroriste. Grupet terroriste dhe kriminale, të cilat përdorin dhunën për të realizuar objektivat politike, janë një rrezik serioz për sigurimin e jetës së qytetarëve dhe funksionimin e shtetit ligjor
9.Krimi i organizuar përbën rrezik të drejtpërdrejtë me karakter të ndjeshëm për sigurinë e vendit. Perfeksionimi i metodave dhe mjeteve të përdorura prej tij, shtrirja e tij gjeografike rajonale e më gjerë, forcimi i vazhdueshëm ekonomik, përbëjnë një rrezik për sigurinë e vendit.
10.Trafiqet e paligjshme janë rrezik për sigurinë e vendit.
Pozita gjeografike e Shqipërisë, kushtet e veshtira ekonomike dhe sociale, papunësia, varfëria, humbja e besimit nga shtresat e popullsisë, niveli i ulët arsimor, krijojnë kushte të favorshme , që rajoni dhe në mënyrë te veçantë vendi ynë, të kthehet në burim dhe bazë të favorshme logjistike, vepruese e ndërlidhëse për trafikantët.
E sotmja dhe ardhmja jonë e përbashkët janë në rrezik!