Sot lideri i opozitës Lulzim Basha me të drejtë preku një teme e cila është shumë e ndjeshme, aktuale dhe thembra e Akilit sidomos në këto vite të sundimit të sektit të Rilindjes.
“Kam një pyetje për organizmat ndërkombëtare në Shqipëri : Ku jeni, për çfarë paguheni? Për çfarë jeni këtu, për të bërë pasarela për të ngrënë e për të pirë? Sa e mirë është vera shqiptare” ku jeni? Ja ku është drejtësia shqiptare ! Pse heshtni ? Heshtja ju bën bashkëfajtorë.
Kurrë dhe asnjëherë, qëndrimi i disa segmenteve të caktuara të faktorit ndërkombëtarë nuk kanë qenë ndonjëherë kaq pranë një qeverie tejet të te korruptuar por mbi të gjitha minuese e vlerave reale të demokracisë mbi të cilat ngrihet fuqia e shteteve të cilat ato organizma përfaqësojnë. Vijnë përfaqësuesit e tyre në këtë vend të munduar nga padrejtësia dhe varfëria, shohin rrënimin e shtetit të së drejtës në emër të së ashtuquajturës reformë në drejtësi , shohin se si çdo ditë e më shumë ky vend thellon krizën e institucioneve, shohin me fakte se si një njeri i vetëm rrëmben të gjitha pushtetet me një të rënë të lapsit, dhe i vetmi reagim është mahnitja me ngjyrat e kollares së tij.
Eshte tejet e trishtueshme që një vend, një popull një komb që aq shumë beson dhe në mënyrë të natyrshme është pjesë e Perëndimit, pavarësisht lojërave dhe trukeve të rrezikshme që historia luajti mbi të, dhe se si disa përfaqësues të tij bëjnë sehir kur demokracia minohet , korrupsioni arrin përmasa të frikshme dhe droga derdhet lumë. Kjo paralizë e këtyre segmenteve ndërkombëtare nuk është e pajustifikuar nuk është se nuk dihet, nuk është e paidentifikuar. Është një paralizë e menduar mirë dhe nuk nisi sot.
Çmontimi i kësaj paralize nis me kërkesën për falje se kush e çoi kryetrafikantin Saimir Tahiri në Shtëpinë e Bardhë. Kush i hapi derën njeriut që derdhi lumë drogën në të gjithë Europën, në tempullin e lirisë e demokracisë. Çfarë ishte ajo heshtje e mëpasshme për këtë njeri, ku shërbime serioze të inteligjencës dhe drejtësia e vendeve që nuk janë pjesë e këtij pakti të paralizës e cilësuan si kryetrafikantin dhe menaxherin kryesor jo vetëm të Shqipërisë . Skema që ai menaxhoi dhe suksesi i tij për ta derdhur lumë drogën drejt Europës, do ia kishte zili dhe Cosa Nostra .
Çmontimi i paralizës nis me kërkesën e faljes se përse reforma në drejtësi u katandis në një gjueti shtrigash në një iniciativë të një fondacioni privat i cili është dhe sot e kësaj ditë arsyeja dhe faktori kryesor që mban në koma segmente të caktuara të faktorit ndërkombëtar për zhvillimet dramatike në Shqipëri.
Deklarata e liderit të opozitës mbi këtë çështje ishte një akt i lartë e një vizionari me integritet dhe pa komplekse, ishte një akt i lart lidershipi dhe një parathënie e së ardhmes pa kompromise.