Sa shpejt u dobësua Rama pa këta të dy ambasadorë…

E mërkurë, 26 December 2018 15:35

Largimi i dy ambasadorëve, atij të SHBA-së, Donald Lu dhe asaj të BE-së, kroatja Romana Vlahutin, e kanë dobësuar dukshëm Edi Ramën. Nuk ka më deklarata të tipit ‘e tha ambasadori amerikan, e di ambasadori amerikan’, apo ‘BE nuk mendon kështu, e BE e vlerëson qeverinë’. Tani nuk ka më asnjë deklaratë, ose ndonjë dekleratë kortezie, sa për të thënë që edhe ambasadat janë këtu.

Image

Prej kohësh vetë Rama shpreh pasiguri të qartë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, sepse certifikimi pozitiv që këta dy ambasadorë jepnin pothuajse në çdo rast, në favor të tij, mungon. Ambasadori Donald Lu u largua pa ‘peshqit e mëdhënj’ në rrjetë dhe Vlahutin do tu mungojë restoranteve të mira të peshkut në Tiranë dhe intervistave të shumta gati mondane që nuk mbahen fare mend për thelbin e tyre.  Pjesë e rëndësishme e krizës apo vetmisë ndërkombëtare të kryeministrit lidhet padyshim edhe me mungesën e tyre…

Modifikuar më E mërkurë, 26 December 2018 18:14
Login to post comments