“Zëri Amerikës", kronikë e një ikje të paralajmëruar

E Enjte, 31 Janar 2019 11:38

Nuk është asgjë e rastësishme. Aq më tepër kur flet “Zëri i Amerikës”. Ditën e djeshme, “Zëri i Amerikës” publikoi fakte të pamohuara sesi Edi Rama vodhi zgjedhjet e 2017, duke përdorur bandat dhe paratë e drogës.

Tashmë nuk ka dyshime se goditjet e njëpasnjëshme që po merr Edi Rama nga “Zëri i Amerikës” është një paralajmërim se Edi Rama nuk e ka të gjatë qëndrimin në pushtet.

Publikimi i përgjimeve sesi blihen votat nga Edi Rama është  e qartë se amerikanët kanë vendosur që të mos tolerojnë më që ai të qeveris me vota të vjedhura.

Goditja e “Zërit të Amerikës” vjen në një kohë ku Edi Rama po shkon nga një skandal në tjetrin. Amerikanët duket se kanë vendosur të mos tolerojnë më që Rama të vjedhë shqiptarët me PPP e tij. Sepse për amerikanët vota është e shenjtë dhe në këtë pikë ata nuk tolerojnë dhe fillojnë punën për rrëzimin e regjimeve të dala nga vjedhja e votave.

Sepse një qeveri që vjen nga vjedhja dhe blerja e votave, kthehet në rrëgjim dhe shtyp popullin e tij, ashtu siç po bën Rama me shqiptarët.

Që kur mori mandatin e dytë, në fakt që kur e bleu mandatin e dytë, Edi Ramën, nuk e ka pritur asnjë lider perëndimor, duke i bërë bllokadë qeverisë së tij të krimit.

Sepse vendet e Europës dhe SHBA, e kanë të qartë se Rama i bleu votat, e për këtë duket se i ka ditët e numëruara në pushtet.

Rrëzimi i Ramës ka nisur. Dhe kur rrëzimi nis nga përtej atlantikut, rënia nuk do të jetë aspak e këndshme për Ramën.

/55News.al/

Modifikuar më Premte, 01 February 2019 10:29
Login to post comments