Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, u takuan dje në Moskë, vetëm pak ditë pas një përplasjeje midis Ankarasë dhe Uashingtonit, rreth planeve të Turqisë për të blerë sistemin e mbrojtjes raketore nga Rusia.
Erdogani ka kohë që pasi tensionoi raportet me Uashintgnonin, pasi edhe me Gjermaninë është munduar të krijojë turbulenca, me vizitën e tij në Turqi ndërmori një akt pak a shumë të vështirë dhe me pasoja po të kemi parasysh faktin se atje u nënshkrua marrëveshja ushtarake për furnizimin e Turqisë me sistemin e mbrojtjes me raketa “S-400”. Nuk ishte nënshkrim për marrëvbeshje ekonomike, as në fushën e turizmit, ishte një marrëveshje ushtarake e mirëfilltë, e cila për fat të keq, në një forëm ose në një tjetër, e zhvendos Turqinë siç e ka zhvendosur gjatë gjithë këtyre viteve të sundimit të Erdoganit, në një linjë të dyshimtë për shtetin turk.
Ky njeri, në katër vitet e para të qeverisjes së tij, si kryeministër pati lëvizje pozitive në drejtim ekonomik, social, politik të disa lirive dhe të drejtave jo vetëm të medias dhe disa zhvillime pozitive rreth procesit të bisedimeve Turqi – BE. Por mandati i parë ishte vetëm një truk i0 Erdoganit për të instaluar një regjim që nuk kiste lidhje as me Turqinë që ai trashëgoi, me Turqinë - fuqi e dytë e NATO-s, me Turqinë e Ataturkut. Shumë shpejt instalimi i këtij regjimi do të tregonte aspiratat e vërteta të Erdoganit që ishte goditjas nga ushtria deri tek shtypi të gjitha në një funksion. Nënshkrimi i marrëveshjes ushtrake me Turqinë i vë vulën projketit që ai ka për të mos qenë partner e aleat i rëndësishëm i Perëndimit, si fuqi e dytë e NATO-s, dhe ashpërsimi i gjuhës me Uashingtonin është një akt i kryer e i vulosur me këtë marrëveshje.
Eshtë i çuditshëm sa ngjan skenari i Erdoganit me instalimin e regjimit të Ramës dhe i vetmi njeri që i ka mbetur Ramës është Erdogan, persidenti i Turqisë që nënshkroi marrëveshjen e mbrojtjes raketave me Rusinë.
Pa bërë asnjë lloj analize se do ishte shumë e gjatë, për raportet ekonomike mes Rusisë dhe Turqisë, që nga gazi e deri tek turizmi dhe deri këtu edhe mund të justifikohej, pavarësisht se projektet për ndërtimin e gazsjellësve janë projekte gjeostrategjike, ku në rajone të tilla përfshin jo vetëm vendet përkatëse, por edhe marrëdhëniet me Europën Lindore, Qëndrore, Evropën Euroatlantike dhe Uashingtonin.
Gjithsesi nënshkimi i kësaj marrëveshje nuk është lajm i mirë dhe nuk sjell ogur të mirë.