Ky çun i vogël i ministrisë së Jashtme, "reforma të mëdha" targash e vulash

Tuesday, 09 Prill 2019 15:37

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme në detyrë, Gent Cakaj deklaroi sot se në Shqipëri janë 350 persona të cilët gëzojnë pasaporta diplomatike në kundërshtim me ligjin. Ai i ka bërë thirrje deputetëve, gjyqtarëve të lartë që sipas tij nuk e kanë kaluar vetingun, deri tek shoferët e personaliteteve, duhet ti dorëzojnë ato pasaporta, në të kundërt do të shpallen të pavlefshme.

Ky ka qenë deklarimi i sotëm, ose më saktë informacioni zyrtar i ardhur nga MPJ për këtë djaloshin e gjithëditur që sa të merrte Ministrinë e Jashtme, diplomatët e rajonit Evropës, OKB, NATO-s, OSBE, etj, klubi i ministrave të Jashtëm të BE do të mahniteshin nga dija e tij me librat e lexuara dhe fjalimet do të shkaktonin drithërima sapo të fliste ku çunaku!.
NË një kohë kur, diplomacia shqiptare është në grahma të një imbeciliteti, të një mungese theksuar vizioni kombëtar, të një truku që vjen jo i ri, por nga tradhtitë e mëdha të shekujve, truk ky që tradhtinë kombëtare e paraqet për akt madhor kombëtar dhe zgjidhjeje në rajon.
Sigurisht e kemi fjalën për Kosovën dhe marrëveshjen me Serbinë. Por të mos ia hyrë skenarit të neveritshëm që solli këtë njeri në krye të MPJ, të nepërkave që lëvizin në trupin kombit që për të shpëtuar një fije pushteti ose ndonjë amnisti sakrifikojnë të ardhmen e një kombi të tërë, ky emërim i Cajkat minimalisht ishte qesharak dhe akt kokëfortësie e Ramës. Por nuk është kështu. Maksimalisht dhe kjo është arsyeja e vërtet është sjellë aty për të dëmtuar çështjen kombëtare shqiptare, por mbi të gjithë po ia del të rrënojë diplomacinë shqiptare e cila ka që nga 2013, që ka njohur vetëm regres.   
Marrëdhëniet me Italinë që ka qenë partner strategjikë për Shqipërinë janë katandisur me ndonjë shkundje dore me filorusen Mongerini. Marrëdhëniet dypalëshe qeveria Rama i ka shkatërruar. Marrëdhëniet me Greqinë ku jetojnë mbi 500 mijë shqiptarë kanë njohur probleme të rënda me ardhjen  Rilindjes në pushtet dhe shumë-shumë, ndonjë telefon “Mirëmëngjesi”, Rama-Cipras. Sa për këtë çunin e vogël të ministrisë nuk e njeh njeri. Kështu që ky është shumë mirë në pozicionin e ndonjë konsulli me vulë në dorë që heq e vë pasaporta e të ndonjë polici trafiku që heq e vë targa.

Modifikuar më Tuesday, 09 Prill 2019 19:35
Login to post comments