A është Borchard agjent i STAS-it?

Diel, 12 May 2019 11:37

Eshtë e dyta herë që ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri i ngatërrohet goja, sepse faktet e dhunimit të demokracisë dhe instalimit të juntës janë kokëforta, por Bochard kërkon të mbrojë medoemos një qeveri të kalbur dhe një qeveri kufomë.

Për zgjedhjet e 2017-s, zotëria në fjalë, deklaroi blerjen e votës me 2 miliardë euro dhe u detyrua të dalë sërish (arsyen e di ai) që këtë nuk e ka bërë qeveria e Rilindjes, por na paskërka bërë qeverisja e mëparshme. Më e pakta, doli qesharak, maksimalja është implikim.

Dje, në një diferenecë kohe shumë të shkurtër, sërisht e njëjta histori, ky ambasador doli me dy deklarata, ku të parën e kishte shërbim të pastër ndaj sektit të Rilindjes që i është mbushur fytyra me pluhur kokaine. Sa do të mundohet Boshardi i “shkretë” nuk ia fshin dot pluhurin e kokainës bandës së Rilindjes.

Po t’i kthehemi historisë gjatë kohës që ky shërbente si ambasadori  Republikës së Gjermanisë në Shqipëri, nuk ka asnjë deklaratë për kanabizimin e vendit,  asnjë deklaratë për lidhjet e politikës me krimin që janë shqetësuese për të gjithë Perëndimin. Nuk ka asnjë deklaratë për fshehjen që sekti i Rilindjes i bënte kapjes së shtetit nëpërmjet bandave të kokainës. Si ambasador i OSBE-së, ky njeri nuk ka asnjë deklaratë për krimin e organizuar që ka marrë peng sektin e Rilindjes dhe gjithë vendin. Të gjithë mediat ndërkombëtare, nga SHBA deri në Evropën Perëndimore folën haptazi se si cënohet siguria e Shqipërisë, Rajonit dhe e vendeve të Perëndimit nga krimi i organizuar shqiptar për çështjet e trafikut të drogave të forta. Ky njeri nuk ka asnjë fjalë.

Të lindin shumë pyetjet nga kjo heshjte. Pse ky qëndrim i këtij ambasadori? Opozita shqiptare, PD duhet t’i drejtohet me shkrim Republikës së Gjermanisë dhe t’i kërkojë fakte rreth këtij njeriu se del shumë shpejt origjina e frymëzimit të sjelljes së tij në mbështjetje të sektit të Rilindjes.

Modifikuar më Diel, 12 May 2019 16:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...