Rama me bythë në tepsi

Tuesday, 14 May 2019 18:32

Nga Nard Ndoka

I paralizuar në qeverisje, ide, reflektim, përgjegjësi. I ndrydhur në logjikë, ndjeshmëri e shëndet mendor, kjo është grafia politike e Ramës sot. Situatë dramatike, e rënduar, pa dritë, pa shpresë, kaotike, gaz helmues, bomba, kapsolla, molotov, këto ka prodhuar Edi Rama me keq qeverisjen dhe arrogancën e tij.

Çfarë po kërkon Opozita e bashkuar dhe qytetarët sot? Zgjedhje të parakohshme, qeveri kujdestare, kërkesa minimaliste. Je kapur me “presh në dorë” more shoku, duke vjedhur zgjedhjet dhe taksat e shqiptarëve.

Një burrë shteti jep dorëheqjen në të tilla skandale, kërkon të hetohet dhe i hap rrugë drejtësisë dhe vendit.

Ndërsa ti ke humbur vetëdijën si kryeministër, si politikan, si qytetar, si prind. Je ulur me bythë në tepsinë e pushtetit. Aty han, aty pin, aty dhjet, aty qeveris, aty urdhëron, aty shtrihesh, aty po gjen “paqe” dhe mburoje…

Reflekto Edi Rama! I ke bllokuar rrugën europiane popullit tënd, i ke humbur shpresat popullit tënd, i ke zhytur në varfëri e mjerim qytetarët e këtij vendi.

Kur do ikësh ore burrë?

Se kupton se do të tërheqin zvarrë megjithë tepsi dhe do të hedhin në Lanë! Shqiptarëve ju është ngritur, o KM, po të kërkojnë, në çdo rrugë, në çdo shesh, në çdo institucion. Më mirë ik, largoju! Merre tepsinë, mbaje si mburojë nga prapa, ditë të këqija po vijnë për ty.

Ku do shkosh nesër kur të dalësh nga Lana more burrë, ku do pleqërosh? Ti ke bërë aq shumë armiq në këtë vend dhe po vazhdon akoma.

Në Vuno nuk të qas Kokëdhima, në Tiranë nuk të hap rrugë Ver Llapa, në Beograd nuk të lë Agron Duka, në Greqi të pengon Vangjel Dule, në Maqedoni nuk lë vend për ty Dashamir Shehi, në SHBA të pengon Demalia, në Kosovë të mbyt Buzhala.
Ku do pleqërosh o burrë, o burrë, leri pak vend vetes, mendo edhe për nesër.

Një vendim pozitiv sot, jep shpresë për nesër, për ty dhe për vendin. Mendohu more shoku, ke edhe pak ditë kohë.

Ah, se harrova të them; harroje 30 qershorin. E shikon Bashën?!  Në shi, në ballë me qytetarët, me shokë shumë, i vendosur, konseguent, i qartë…
Mos e prit kot, nuk të takon, më dëgjo mua!

Më vjen keq, më shumë se kaq nuk mund të ndihmoj! Mos thuaj nesër, si nuk më tha njeri, se ku isha futur?! Ok shoku, lexoje dy-tre herë, se nuk ta kam me të futur..

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...