Rama, një trafikant droge i korruptuar që flet në emër të SHBA

Saturday, 18 May 2019 13:39

Bien në sy gjatë fjalës së sotme të Ramës një sërë kërcënimesh. Afrimi i 30 qershorit dhe vendosmëria për ta çuar vendin në një diktaturë me Rilindjen në krye dhe disa klounë pseudo opozite. Është një situatë të cilën kërkon ta menaxhojë me gazin e Lleshit dhe propagandën bajate.

Është e vërtetë që me këtë të dytën e ka mbuluar shumë mirë dhe ka arritur që të krijojë bindjen që nëpërmjet saj mund të zgjidhë krizat. Por 6 vite mashtrim, drogë dhe vjedhje i nxorën bojën e propagandës.

Kërcënimi tjetër për zgjedhjet e 30 qershorit ishte shumë interesant. Rama merr përsipër të flasë në emër të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për heqje vizash.

Me siguri pas asaj punës së rrobaqepësit mund t’i pëlqejë edhe të punojë në sportel të ndonjë konsullate por jashtë çdo humori të zi ky njeri nuk mund të flasë në emër të SHBA-ve.

Ky njeri ka hyrë në histori ski Kryeministri që ka çuar një trafikant droge në Shtëpinë e Bardhë. Dhe kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Çështja e Noriegës duhet t’i japë ndërgjegjësim. Ky është askush për të folur në emër të SHBA-ve dhe Shtëpisë së Bardhë. Ata e njohin si njeriu i korrupsionit dhe shtetit të kapur nga krimi i organizuar.

Sa për Brukselin rrjeti i llojit “Vlahutin” shpërbëhet më 23 maj. Deri atëherë ky vetëm në emër të Vlahutinit mund të flasë.  REDAKSIONALE 55news.al

Modifikuar më Diel, 19 May 2019 09:32
Login to post comments