Zonja Brovina, e ke djallos punën krejt!

Hënë, 20 May 2019 10:30

Nga Skënder MULLIQI

Shumë do të deshironte i madhi i letrave shqipe, Faik Konica, të demantohet në konstatimin e tij se :”Shqiptarët janë armiq të vetvetës”. Edhe pas 20 vitësh nuk po ka birë nane që e nxjerrë këtë vend nga errësia . Kosova është bërë si Han, që pak kush e ka paramenduar si të tillë.Shumë të keqija zunë vend për gjithë këto vite, në vend të të mirave.Secila ditë e cila po kalon po është më e zezë së tjetra.Lexues të nderuar dhe ju qytetarë të Kosovës: a keni vesh më ndegju, a keni sy me pa, dhe a keni krenari që po lejoni të luhet më fatin e juaj ? ! Po të kthehemi të ndodhia e fundit ndër më të turpshmet sigurisht të pas luftës. Ky Parlament i cirkusantëve ku shumica nuk e kan vendin aty ,në mbledhjën e fundit na bën sërish prrallë më tupan. Ansamblistja e PDK-së, Flora Brovina për të cilën grua shumica e qytetarëve kan pasur respect, e ka dhi punën më ka krejt ,duke publikuar një foto të dyshimt për dhunimin e një shqiptareje nga disa ushtarë serb. Se çfare ishte motivi i gjithë kësaj maskarade një Zot e din, por një publikim i tillë nuk justifikohet në asnjë menyrë. Po flitet në opinion së dikush qendron mbrapa një publikimi të kësaj fotografie të turpit, po që nuk arsyetohet një gjë e tillë nga një grua tashmë në moshë . Ajo nuk është e re që të mashtrohet dhe manipulohet për interesa të kujdo qofshin ato. Sigurisht së një publikim I tillë hyn edhe në vazhdën e prodhimit të aferave të ndryshme, për ta zhvendosur vemendjën e opinionit të gjërë public nga gjendja e mjerë ekonomike dhe politike, në të cilën është katandisur vendi . Kjo ka mundwsi tw lidhet edhe më faktin qe të shtyhet puna e Gjykatës Speciale , të cilën e prum vet të dera. Kaluan 20 vite dhe kjo klasë politike nuk kishte kohë që të padiste Serbinë më bazë për gjenocid pranë TPI-së, siq e bën kur ishte koha Bosnja dhe Kroacia. Madje edhe Serbia gjenocidiale vuri kunder padi në Gjykatën e Hagës kunder Kroacisë. Tek tash gjoja u ka ra ndërmend ta nxjerrin një rezolutë në Kuvend për themelimim e një Gjykate Ndërkombëtare kunder Serbisë , që është gadi e pa realizueshme. Duket ashiqare së kjo punë po behët më shumë për poena politik. Edhe diqka krejt në fund. Dikush me dashje apo pa dashje na la kopilin te dera, pas prazentimit të suksesshem , në Amerikë ,të Vasfije Krasniqit pwr dhunimet e grave shqiptare gjatw luftës , e cila pas lajmit për publikim të fotografisë nga zonja Brovina ka shkruar në Twittër:” që mos e përdorni dhëmbjën tonë për fitime Tuaja”. ”Ma plasët zemrën” ka shkruar ajo, siq u plasën edhe zemrat e shumë grave të dhunuara nga çetnikët serb. Duket së kjo gjë shumë do ti kushton Kosovës dhe shqiptarëve …Dhashtë Zoti qe jo…

Login to post comments