Nga AGRON GJEKMARKAJ
Akademia e Shkencave e Republikes s? Shqiperisë lindi si një instrument ideologjik i regjimit komunist per t’u shnderruar në fosil te atyre nostalgjive në vitet e pluralizmit politik! Që kjo akademi nuk pati e ka asnjë peshe e asnjë produkt në Europe, jo e jo, por as në hapesiren kombetare, e dinë edhe pulat e Berzhites! Te premten ajo shfaqi faqe shoqerise korrupsionin e thelle etik që e karakterizon duke mbajtur zgjedhje të paligjshme dhe fasadë!
Ky proces kulmoi me zgjedhjen e ministrit të Arsimit të diktatures Skender Gjinushi në krye të saj, i cili ka në CV me mburrje permirësimin e aritmetikes së klases se parë në vitin 1988! Ministri antipluralizem, biri i një personazhi që perflitet per krime lufte i angazhuar prej 30 vitesh në politike per turpin tone me karakteristike urrejtjen dhe ekstremizmin si pune shkencore zgjidhet ne krye të saj megjithese deri në atë dekik ishte kryetar i Partise Social Demokrate! Ligji nuk e lejon! Po ç’themi keshtu? Ligji në këtë vend është një shaka!
Gojeshthurur u shfaq që në aktin e parë si kryeakademik ku fyeu një gazetare! Ajo bina në fakt e meriton Skender Gjinushin! Ajo nuk mund të fshihej pa fund pas emrave të Eqerem Çabejt apo Ismail Kadaresë e as sot në bashkëkohesi pas atij të filozofit Artan Fuga, i cili s’ka ç’ben më në ate qymez ideologjik mediokriteti e kotesie! Te pakten perpjekja mbi dy vjeçare e Fuges per ta rithemeluar Akademinë mori vleren e deshmisë historike se sa e forte ështe kapja politike dhe paftesia per të ndryshuar!
Në Shqiperinë e pas Luftes së Dyte Boterore ndodhi një fenomen, vranë intelektualet, ju rrembyen shtepite e bibliotekat, por nuk e fituan dot dijen e tyre! Thjesht u bënë detraktoret e tyre! Nuk e munden kurre Shqiperine e “vjeter” dhe “reaksionare” pseudoelitat folklorike qe bënin studime per mendimin e Enver Hoxhes, per tufezimin e bagetive dhe pastrimin e gjuhes shqipe nga gjuha e shkrimtarëve të ndaluar! Mbeten sherbetore e sahanlepires e nuk jetuan fort keq si të tillë! Por seriozisht se paku, askush dhe askund nuk i marrin per të tillë!
E paprekur nga lufta e klasave, nga dasite krahinore, nga dhuna ideologjike dhe poshtersia njerëzore krejt ndryshe shfaqet Akademia e Kosoves! Një ditë moshohemi të gjithe dhe pleqeria është një etape kohore e fisme, por shumica e akademikeve pikerisht ne muzg te viteve kur duhej te nguliteshin në kujtesë per një akt të vetëm, të mirë u treguan të mjerë e të nenshtruar siç kanë qenë gjithë jeten para konceptit të zgjedhjeve të manipuluara si model i shemtuar per të gjithë, kur dihet që vjedhja e zgjedhjeve është tragjedia e demokracisë shqiptare!
Ata u treguan te tillë që per pak benefice personale e familjare pranuan diktatin e Edi Rames per t’ ju vënë mbi krye një bolshevik te parevizionuar, të paveper, dhe të pa lexuar tash 40 vjet, vetem se na paskesh berë një shkolle në Francë si i biri i Ethem Gjinushit në të ri! Iku Gjushi e erdhi Gjinushi! Njeri vjedh zgjedhjet ne Durres, tjetri ne Akademi! Edi Rama dikur hiqej si radikal e anarkist e kinse me shije per Konicen e Fishten që Gjinushi me baben biologjik e ate shpirteror i ka lënë pa varr!
Te gjitha i ka pasur genjeshtra, shijet e verteta i shfaqi në pushtet! Rama i urren të persekutuarit politik po aq sa Gjinushi! Rama e urren sa ai eliten intelektuale te masakruar nga diktatura ndryshe nuk shkonte drejt kesaj zgjedhjeje! Shija e tij janë ministrat e diktatures, Ruçi e Gjinushi dhe baba Taku per luften!
Tani meqënëse Nexhmije Hoxha është gjallë, le ta bëjë akademike honorifike per arsye moshe! Ajo ka merita më shume se Gjinushi në atë nevojtore ideologjike që e therrasim akademi!! Ndersa Profesori i nderuar Artan Fuga kot e ka se nuk reformohet nje organizatë që ka lindur per t’i sherbyer diktaturës, jo vetem politike, por asaj të mendimit, pushtetit dhe një individi e asnjehere dijes dhe Shqiperise!
Nese Fuga një dite i le në vetmine e tyre, ajo thjesht do jetë një organizatë veteranesh të rojtarëve të komunizmit në kulture e arsim! Mos e harroni Nexhmijen qe të jeni të ndershem deri në fund! Hë Edi, hë xhan, hë të keqen, beje mos ja thyej zemren, e vjeter ështe ajo, sot per neser! Ti në këtë vend ke bere shumë me teper! Botuar sot në gazetën PANORAMA