Ka mëse 6 vjet që vendi është peng i sektit të Rilindjes që s’ka asnjë lidhje me Partinë Socialiste. Edi Ramës i duhej vetëm fikja e asaj partie, asgjë më tepër. Sot nuk ka asnjë personalitet të rëndësishëm, sepse ai zëvendësoi çdo figurë, cdo lëvizje, çdo mendim e cdo risi që ajo parti solli në vitet e para të trabnzicionit. Në vend të tyre Rama solli kllounët e vet, si dhe kriminelët që i mblodhi ku mundi.
PS nuk ka të bëjë fare me ardhjen në pushtet në 2013. Në pushtet erdhi një bandë e rrezikshme, e fiancuar nga një fondacion privat që e ka kthyer vendin në një kasaphanë PPP-sh dhe gazi lotsjellës.
Ky sekt e ka kthyer vendin në një kasaphanë droge, kanabisi, kokaine, lufte mes bandash rivale nëpër qytete, ku sundon mjerimi e pasiguria për jetën. Eshtë rritur ndejshëm borxhi pulbik, koncesione ku fitohen miliona nga buxheti i shtetit. Të mos harrojmë edhe faktin se nga ky sekt qeverisës u futën në Parlament 20 banditë, duke përfshirë edhe vrasës. Nuk ka në këto 6 vjet asnjë vepër publike, asnjë investim i huaj, me përjashtim të nja dy tre stolave nëpër qytete apo sheshit “Skënderbej”, ku Velaij i bandës arriti shifrën e vjedhjes 20 milionë euro.
E gjithë banda ka fytyrat e Taluant Ballës, Edmond Begos, Saimir Tahirit, Habilajve dhe po ta shikosh mirë, me kujdes, ai vepron si grup i strukturuar i Habiljve.
E natyrisht, në krye është kapodanda, pastaj shpërndarësit e lajmeve apo të drogës, vijnë kollunët për argëtim dhe, sigurisht, edhe një “fiancier” i rëndësishëm.
PS mban jo vetëm peshën e mos të kërkuarit fjalje për 50 vite krim në komunizëm, por tani ka edhe damkën e Rilindjes.