Paqartësia e mesazheve të opozitës

Hënë, 03 June 2019 16:02
Nga Çim Peka 
 

Në doni të kuptoni se sa e paqartë është opozita në mesazhet mbi aksionin e vetë politik, lexoni sot Petrit Vasilin. Në një letër, tip kërkesë-llogarie, ai rrjeshton arsyet e zemerthyerjes me ambasadorët e huaj. Vasili, nuk është vetëm. E tillë është e gjithë opozita. Është e qartë se çfarë do, por nuk di si ta kërkojë. Për ambasadorët mund të flasësh gjithë ditën, e ti kritikosh nga mëngjesi deri në darkë. Por nuk mundesh që brenda një letre, tu thuash se pse i fusni hundët, e pastaj të rrjeshtosh 30 arsye se pse ata duhet të flasin.

Opozita nuk ka kuptuar thelbin e gjesë; atë që opozita ka punën e vetë, e ambasadat punën e vetë.

Opozitës nuk i duhet të stërlodhet duke u shpjeguar shqiptarëve mekanizmin e funksionimit të raporteve midis qeverise, opozitës dhe ambasadave. E, as sa të korruptuara janë. As se si kanë dështuar me reformën në drejtësi. As situatën gjeopolitike. Sepse pakkush ka për ti kuptuar. Nuk mund ti mësosh popullit të thjeshtë diplomacinë. Sa më shpejtë ta kuptojë opozita këtë, aq më e qartë bëhet me veten dhe ndjeksit e saj.

Opozita duhet të flasë në dy gjuhë. Në shqip të flasë me shqiptarët, e në gjuhe të huaj me ndërkombëtarët. Tu drejtohesh ambasadorëvë me gjuhën që duhet tu flasësh shqiptarëvë, apo shqiptarëve tu shpjegosh se pse ambasadat po mbajnë këtë qëndrim është recetë për disfatë.

Ajo që duhet të bëjë është krejt e kundërta. Pikë se pari, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi duhet të thërrasin në një takim të përbashkët të gjithë ambasadorët e akredituar në Tiranë dhe tu lënë në tavolinë platformën e opozitës për zgjidhjen e krizës.  Jo vetëm të kësaj krizë, por edhe platformën për 20-vitet e ardhshme.  Kur tua mbushin mendjen atyre se nuk janë si Edi Rama, dhe se projekti i tyre nuk është ‘të ikë Rama, e të vijë Basha’, duhet ti vendosin përpara faktit të kryer, se zgjedhje me 30 qershor nuk ka! Pasi t’ua kenë bërë të qartë ketë, duhet ti përcjellin me fjalët “Now fuck off-the ball’s in your court’.

Pastaj duhet t’u kthehen shqiptarëve dhe t’ua bëjnë të qartë se sllogani ‘Rama IK’, nuk është ‘Rama të lutem ik”, por ‘Edi Ramë, politikë është që të japësh dorëheqjen dhe të bëhesh pjesë e zgjidhjes. Ta mbash vendin peng nuk është politike, po banditizëm, dhe nëse ti ke vendosur të sillësh si bandit bashkë më qeverinë tënde, Ne si bandit do të trajtojmë, tani dhe pasi të ikësh, ty dhe ata që të mbajnë.”

Pasi të ketë kryer këto, opozita fiton legjitimitetin për të bërë gjithçka. Edhe ti shkojë në shtëpi Ramës me 50 mijë vetë! Të tjerat janë pallavra.

Login to post comments