Shërbimi më i madh ndaj Ramës është relativizimi i krimit të tij

E Enjte, 05 September 2019 14:24

Ishte mëse e kuptueshme që menjëherë pas daljes së raportit të OSBE/ODIHR do të kishte reagime me dy kafe përpjekjeje. Pjesa reale, qytetare, e shqetsuar për greminën bëri një lexim të vërtetë të raportit, duke vënë gishtin tek autorët kryesorë të maskaradës së 30 qershorit. Sigurisht u zgjua edhe “mërgata e qyqeve”, nga djemuria e vajzëria e punësuar nga Fuga, deri tek psuedoqytetarë anonimë që shkruajnë nëpër portale, të cilët dihet se kush janë, dhe nisën të gjithë sulmin që është i bazuar në një direktivë, relativizimi i së keqes. Ramës vetë i volit kjo tezë dhe sot më shumë se kurrë aq i volit saqë si rrallëherë ka shkuar në kundërshtim me psiqikën e vet. Njeriu që me çdo mjet ka dashur protagonizëm, nga plazhet nudo deri tek skenat e neveritshme në Parlament, tani insiston të duket si të tjerët. Si gjetje nuk është e keqe, që e ka të vetën, apo ia kanë sugjeruar, pak rëndësi ka. Kapitullimi po ndjehet dhe nevoja për këtë gjë është kaq e madhe sa siç e tha, kryeministri nuk i qëndroi dot besnik psiqikës së vet.

Me pseudopena, mercenare apo jo, ka nisur relativizimi i krimit të Ramës. Teza sigurisht është banale dhe sapo përmendet termi “zgjedhje”, raport OSBE/ODIHR, menjëherë shkohet tek ideja se edhe pala tjetër vepron kështu. Si propagandaë është po aq kriminale sa qeverisja e kriminelët e Rilindjes.

Asnjë kryeministër deri më sot, përveç këtij, nuk ka pasur lidhje direkte me kartelet e Amerikës së Jugut dhe të krijohet një fond i veçatë me trafikun e kokainës. Asnjë kryeministër përveç këtij, nuk ka futur 20 banditë e kriminelë në Parlament. Ndonjëri prej tyre ishte ekzekutor i një njeriu me plumb pas koke. Kurrë dhe asnjëherë parlamenti i krimit me qeverisjen nuk ka qenë kaq i fortë dhe frytdhënës në blerjen e zgjedhjeve, prandaj qyqet e Ramës, lart e poshtë, lodhen kot me shërbimin e fundit, për ta relativizuar krimin. Këtë patentë të bashkëpunimit me krimin e organizuar dhe kapjen e shtetit prej tij e ka vetëm shefi i tyre dhe askush tjetër./55news.al

Modifikuar më Premte, 06 September 2019 17:34
Login to post comments